Home / Lajme / Maqedoni / Sezoni veror nuk mundet pa to: Pantallonat e bardha, zgjedhje e qëlluar! (FOTO)

Sezoni veror nuk mundet pa to: Pantallonat e bardha, zgjedhje e qëlluar! (FOTO)

Njëra ndër pjesët e veshjeve të cilat pothuajse çdo vajzë i ka në dollapin e vet, janë pantallonat e bardha.

Elegante dhe të rehatshme, ideale për sezonin veror. Pantallonat e ngushta të bardha, të cilat kanë linja deri te këmbët, shkëlqyeshëm u përshtaten femrave belholla. Janë shumë praktike për kombinime, por edhe mjaft efektive.

Damat e njohura i veshin edhe me sandale me platformë, baletanka, atlete apo këpucë me taka. E gjitha varet nga rastet.

Pos pantallonave të bardha klasike, gjithnjë e më shumë dama vendosin edhe për pantallona me model të gjerë.

Materialet e këndshme dhe me bel të thellë e bëjnë figurën femërore bash ashtu siç duhet të jetë. Fshehin në mënyrë ideale të metat dhe theksojnë belin.

Pa marrë parasysh se a janë nga mëndafshi apo xhersej, mund t’i vishni në plazh, kur shkoni për të pirë kafe me shoqet apo në takim me të dashurin tuaj.

Për shkak të këtij modeli u përshtaten pothuajse të gjitha formave të trupit, ndërkaq shkëlqyeshëm duken edhe me sandale të rrafshëta, si edhe me taka.

Te këto pantallona rehatia është në vend të parë!

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *