Home / Lajme / Botë / SHBA-ja i shet Katarit avionë luftarakë me vlerë 12 miliardë dollarë

SHBA-ja i shet Katarit avionë luftarakë me vlerë 12 miliardë dollarë

Ministri amerikan i Mbrojtjes, James Mattis dhe homologu i tij i Katarit arritën sot një marrëveshje prej 12 miliardë dollarësh për shitjen e avionëve luftarakë F-15, njoftoi Pentagoni.

Kjo shitje ndodh në një periudhë krize diplomatike rajonale për Katarin, i akuzuar nga fqinjët, mes të cilëve edhe Arabia Saudite, për mbështetje të terrorizmit.

Presidenti Donald Trump dha mbështjetjen e tij për strategjinë e izolimit të iniciuar nga Arabia Saudite, por zyrtarët e tjerë amerikanë u treguan më të rezervuar dhe kërkuan dialog.

“Shitja prej 12 miliardë dollarësh do t’i japë Katarit një teknologji të rëndësishme dhe do të rrisë bashkëpunimin për sigurinë (…) mes SHBA-së dhe Katarit”, konfirmoi Ministria e Mbrojtjes në një komunikatë.

Mattis dhe Al-Attiyah kanë diskutuar gjithashtu për çështjet e sigurisë duke përfshirë dhe kërcënimin nga grupi i Shtetit Islamik dhe rëndësinë për të ulur tensionet me qëllim që të gjithë partnerët e rajonit të Gjirit të përqëndrohen në etapat e ardhshme për të arritur objektivat e tyre të përbashkëta.

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *