Home / Lajme / Maqedoni / Shenasi Memeti nuk paraqitet në seancë – (VIDEO)

Shenasi Memeti nuk paraqitet në seancë – (VIDEO)

Seanca gjyqësore për rastin “Lagja e trimave” në Kumanovë u anulua  pasi  gjykata nuk arriti të sigurojë dëshmitarin e vetëm të palës mbrojtëse, Shenasi Memetin.

Gjatë kësaj seance, Shenasi Memeti duhej të paraqitej si dëshmitar, si emër më i përfolur nga të akuzuarit.

Memeti ka pasur kontakte me disa pjesëtarë të Grupit të Armatosur, të cilët akuzohen për zhvillimet më 9 dhe 10 maj të vitit 2015 në “Lagjen e trimave” në Kumanovë, transmeton Televizioni Koha.

Edhe seanca për rastin e Smillkovës u anulua. Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë sot kumtoi se seanca publike për lëndën lidhur me vrasjen në Liqenin e Smillkovës, e cila ishte caktuar për nesër, anulohet.

Anulimi i seancës publike, siç njoftojnë nga gjykata, është me kërkesë së avokatit mbrojtës Asmir Alispaiq për shkaqe shëndetësore, me ç’rast në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë është dorëzuar dokument përkatës mjekësor.

Termini për mbajtjen e seancës publike për këtë lëndë do të përcaktohet shtesë, informojnë nga Gjykata Supreme. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *