Home / Lajme / Maqedoni / Sheqerinska-Mitroviq: Procesi i zgjerimit të NATO-s po zhvillohet me një dinamikë të madhe

Sheqerinska-Mitroviq: Procesi i zgjerimit të NATO-s po zhvillohet me një dinamikë të madhe

Pranimi i Malit të Zi në Aleancë tregoi se procesi i zgjerimit të NATO-s me vendet e rajonit fitoi dinamikë e cila është e pandalshme dhe e cila do të sjell siguri më të madhe rajonale por edhe kontinentale dhe stabilitet, transmeton Gazeta Express.

Optimizmi në Maqedoni për integrimet euroatlantike është kthyer dhe klima e mirë duhet të shfrytëzohet për mbylljen e këtij procesi të gjatë, konstatuan në takimin e sotëm në Ministri, ministrja Radmilla Sheqerinska dhe ambasadori i Malit të Zi, Predrag Mitroviq.

Ministrja Sheqerinska dërgoi urime për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, duke theksuar se kjo është dëshmi se kur të realizohen reformat në vend, parimi i dyerve të hapura të NATO-s funksionon, kumtoi MM.

“Mbështetja prej fqinjëve në këtë proces integrues është i rëndësishëm. Maqedonia e ndryshon qasjen e saj – ne dëshirojmë ta ndryshojmë ambientin në drejtim të zhvillimit të marrëdhënieve të mira fqinje me vendet e rajonit, që do të ndihmojë edhe në arritjen e qëllimit strategjik të shtetit”, theksoi ministrja Sheqerinska. Ajo theksoi se Qeveria është e gatshme t’i intensifikojë reformat në pajtim me konstatimet e Samitit të NATO-s në Varshavë dhe me anëtarësimin në Aleancë të kontribuojë drejt sigurisë rajonale dhe evropiane.

Ambasadori Mitroviq shprehu gatishmëri nga Mali i Zi për çdo lloj ndihme dhe mbështetje të integrimit të Maqedonisë në NATO dhe u falënderua për ndihmën e palës së Maqedonisë në procesin e inkuadrimit të Malit të Zi në Aleancë, duke e pasur parasysh se Maqedonia i plotësoi obligimet e veta lidhur me anëtarësimin në Aleancë para një pjese të vendeve të rajonit të cilat janë pjesë e Aleancës./Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *