Home / Lajme / Botë / SHI-ja ka dhënë kërcënime të reja ndaj tetë vendeve

SHI-ja ka dhënë kërcënime të reja ndaj tetë vendeve

Grupi terrorist Shteti Islamik ka dhënë kërcënime të reja drejt Belgjikës, SHBA-së, Rusisë, Francës, Britanisë së Madhe, Kanadasë, Australisë dhe Italisë, lajmëruan mediat belge.

Vërehet se kërcënimet janë publikuar në “kanalet e zakonshme” të SHI-së dhe për këtë serioziteti i tyre nuk lihet nën dyshim.

Në paralajmërimet, terroristët i bëjnë thirrje “vëllezërve” të tyre myslimanë, të shmangin vende publike si tregje, rrugë dhe parkingje sepse “luftëtarët e kalifatit atje do të ngriten në erë, do t’i shtypin njerëzit dhe do t’i prejnë në fyt”.

Shërbimet belge të sigurimit po kryejnë kontroll.

Vendet publike në Bruksel nga fundi i vitit 2015 janë lënë nën mbikëqyrje policore.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *