Home / Lajme / Maqedoni / Shihni kushtet e tmerrshme dhe jonjerëzore në Spitalin e Shtipit (Foto)

Shihni kushtet e tmerrshme dhe jonjerëzore në Spitalin e Shtipit (Foto)

Spitali i Shtipit është në gjendje të mjerushme! Këtë e tregojnë fotografitë e publikuara nga qytetarët e këtij qyteti të vogël në Lindje të vendit, shkruan Telegrafi Maqedoni.

 

Bëhet fjalë për repartin për terapi fizikale në kuadër të këtij spitali në Shtip.

Qytetarët e Shtipit kanë shkruar se drejtorit të spitalit nuk i interesojnë aspak kushtet e spitalit që drejton por pjesmarrjen nëpër konferenca dhe seminare.

Këto fotografi janë shpërndarë me të madhe nëpër rrjetet sociale në mesin e qytetarëve të Shtipit por edhe qyteteve tjera.

Për Telegrafi Maqedoni, ministri Arben Taravari ka thënë se që nesër inspekcioni dhe një delegacion nga kabineti i tij do të realizojnë takim me drejtorin e spitalit për të gjetur zgjidhje për këtë papastërti. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *