Home / Kryesoret / Shkatërrohet xhamia ku u shpall kalifati – (VIDEO)

Shkatërrohet xhamia ku u shpall kalifati – (VIDEO)

Shkatërrimin e xhamisë Grand Al-Nuri të Mosulit dhe minaresë së veçantë të saj, kryeministri irakian Haider al-Abadi e cilësoi si deklaratën zyrtare të mposhtjes së Shtetit Islamik, transmeton Televizioni Koha.

 

Xhamia më e famshme sunite e qytetit mban emrin e Nur al-Din Mahmoud Zangi, udhëheqësi mysliman të njohur për nisjen e një xhihadi kundër kryqtarëve të krishterë. ISIS-i pretendon se kompleksin e shkatërroi një avion amerikan, por Shtetet e Bashkuara mohojnë që kjo të jetë e vërtetë. Sipas zëdhënësit të koalicionit që lufton grupin ekstremist në Irak, në zonën ku ndodhej objekti i kultit nuk ka pasur sulme ajrore, përcjellë Televizioni Koha.

Xhamia më shumë se 800-vjeçare ishte vendi ku kreu i Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Bagdadi shpalli kalifatin në vitin 2014. Shkatërrimi i saj ka ngjallur reagime të ashpra. Një prej komandantëve të lartë amerikanë në Irak, gjenerali Joseph Martin tha se ISIS-i ka rrënuar njërin prej thesareve më të çmuara të Mosulit dhe të gjithë vendit.

Ky është një krim kundër banorëve të qytetit të Mosulit dhe mbarë Irakut, u shpreh ai, dhe një shembull i qartë i faktit se përse kjo organizatë brutale duhet asgjësuar krejtësisht. Personat e ngarkuar me përgjegjësinë e ofensivës së trupave të Bagdadit në qytet pretendojnë se ato ndodheshin vetëm 50 metra larg Grand Al-Nurit kur ISIS-i kreu krimin historik të radhës, transmeton Televizioni Koha.

Xhamia ishte ndërtuar në vitin 1172. Minarja e saj njihej si Al-Hadba, ose “gunga”, për shkak se anonte nga njëra anë, si Kulla e Pizës në Itali. /Tv Koha/

 

 

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *