Home / Lajme / Maqedoni / Shkollat private dhe publike dallojnë shumë pak në arsimin fillor në Maqedoni

Shkollat private dhe publike dallojnë shumë pak në arsimin fillor në Maqedoni

Shkollat private, të paktën sipas të dhënave zyrtare për numrin e nxënësve, paraleleve dhe kuadrit mësimor, ofrojnë komoditet më të madh se shkollat publike krahasuar me të njëjtat parametra, transmeton KOHA.

 

Dallimin më të madh e bëjnë shkollat e mesëm ku është thuajse dyfish më i vogël numri i nxënësve në klasë dhe dyfish më i madh numri i profesorëve të angazhuar, çdo herë në raport me numrin e nxënëse të krahasuara veç e veç. Mirëpo, në arsimin fillor, dallimi si në numrin e nxënësve në klasë, ashtu edhe të mësimdhënësve të angazhuar në procesin mësimor nuk është kushedi sa i madh.

Të paktën, këtë e provojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave, sipas të cilave vinin shkollor 2016/2017, shkollat fillore publike e nisën me 16.6 nxënës në klasë, ndërsa shkollat fillore private me 16.9 nxënës në klasë. Të analizuara në këtë pikë, në Maqedoni, në nivelin e arsimit fillor nuk ka ndonjë dallim mes publikut dhe privatit, i cili momentalisht realizohet në 988 shkolla publike dhe 5 private.

Dallimi fillon e vërehet në angazhimin e kuadrit mësimdhënës, ku në shkollat private të arsimit fillor është më i madh numri i mësimdhënësve për kokë nxënësish se sa në shkollat publike, edhe pse në nivel shteti nuk ka tregues të ndonjë ngarkese të madhe të mësimdhënësve me numër nxënësish as në shkollat publike.

Konkretisht, për 191332 nxënësit me të cilët u hap viti shkollor 2016/2017, për të gjitha shkollat fillore publike ishin në dispozicion 17679 mësimdhënës, që do të thotë se raporti i nxënësve dhe mësimdhënësve është 10.8 me 1. Sakaq, për 1378 nxënësit e shkollave private, ishin në dispozicion 208 mësimdhënës dhe që është e barabartë me raportin 6.6 nxënës për një mësimdhënës. Lidhur me numrin e paraleleve, të cilat u formuan në shtator të vitit të kaluar, ESHS ka evidentuar 11344 paralele në shkollat publike dhe 83 në shkollat private.

Nëse e marrim parasysh që në këto paralele kishte 191332 nxënës në shkollat publike dhe 1378 në privatet, i bie që në të parat të jetë 16.9 numri i nxënësve në klasë, kurse në të dytat 16.6 nxënës në klasë. Kushtet, mjetet e punës si dhe pajisjet tjera për realizmin e procesit mësimor, nuk janë objekt i kësaj analize dhe mund të jenë një objekt tjetër diskutimi. Mirëpo, numerikisht në arsimin e nivelit fillor, dallimi mes publikut dhe privatit janë të vogla që do të thotë se janë shumë të përafërta predispozitat për shkollim cilësor.

Në nivelin e arsimit të mesëm, gjërat ndryshojnë dukshëm. Shkollat e mesme private jo vetëm vizualisht dhe cilësisht janë më të mira, por edhe statistikisht i kanë më të favorshme performanca e tyre. Kështu, përcjell KOHA, nëse te privati numri i nxënësve në klasë është mesatarisht 14 nxënës në klasë, te publiku i bie që të ketë mesatarisht 22 nxënës në klasë. Konkretisht në shkollat e mesme publike në fillim të vitit shkollor kishte 74361 nxënës të shpërndarë në 3387 paralele, në shkollat e mesme publike kishte 2033 nxënës të shpërndarë në 146 paralele. I thellë, madje shuam më tepër se kaq, është raporti mësimdhënës/nxënës.

Duka marrë parasysh që në shkollat e mesme publikë ishin të angazhuar 7043 profesorë, ndërsa në shkollat e mesme private ishin 377 profesorë, i bie që raporti në fjalë të jetë 10.5 nxënës për një profesor te publiku dhe 5.4 nxënës për një profesor te privati. Dallimi është thuajse gjysmë për gjysmë. Me fjalë të tjera, te publiku profesorët janë të ngarkuar me më shumë nxënës se sa te privati, ndërsa janë të ngarkuara gjithashtu më tepër edhe paralelet me numër nxënësish te publiku se sa te privati.

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *