Home / Lajme / Maqedoni / Shkup, Konferencë për sfidat me punën e paligjshme dhe pabarazinë gjinore

Shkup, Konferencë për sfidat me punën e paligjshme dhe pabarazinë gjinore

“Puna e paligjshme, pabarazia gjinore dhe premtimi i ekonomisë për përkujdeje” është tema e konferencës që do të mbahet sot në Shkup, në organizim të Programit për zhvillim të KB-së (UNDP), Trupit të Kombeve të Bashkuara për barazi gjinore dhe përforcim të grave (UN Women) dhe Organizata ndërkombëtare për punë (ONP).

Qëllimi i konferencës është këmbimi i përvojave dhe praktikave midis ekspertëve ndërkombëtarë dhe nacional, si dhe nxitje e debatit në vendet e Ballkanit Perëndimor për sfidat ekzistuese zhvillimore, informojnë organizatorët.

Në konferencë është paralajmëruar fjalimi i koordinueses së përhershme të KB-së Luiza Uinton dhe përfaqësuesve të Qeverisë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *