Home / Kryesoret / Shoqata e forumit të gruas dhe Këshilli nacional kërkes deri te Ali Ahmeti: Të respektohet ligji për mundësi të barabarta, gratë nga 30% deri më 40% të marrin post në eshalonet e mbetura (DOKUMENT)

Shoqata e forumit të gruas dhe Këshilli nacional kërkes deri te Ali Ahmeti: Të respektohet ligji për mundësi të barabarta, gratë nga 30% deri më 40% të marrin post në eshalonet e mbetura (DOKUMENT)

Shoqata e forumit të gruas dhe Këshilli nacional për barazi gjinore përmes një letre, deri te kryetari I BDI-së Ali Ahmeti, kanë kërkuar që gratë të përfaqësohen nga 30% deri në 40 % në ndarjen e eshalonëve të dytë dhe të tretë.

Ato kërkojnë respektimin e ligjit për mundësi të barabartë me të cilin garantohen kuotat për përfaqësimin e gruas në opozita udhëheqëse.

“Përderisa është ende ndarja e pozitave të eshalonit të dytë dhe të tretë, apelojmë deri te ju si Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, parti kjo me baza demokratike, për respektimin e ligjit për mundësi të barabarta, në atë që gratë nga 30 deri më 40% të përfshihen në të gjitha nivelet dhe pozitat. Jemi në pritje të që kësaj radhe me rekomandimet e juaja do ta respektoni detyrimin ligjor  dhe do të inkuadroni më shumë gra në pozitat përkatëse” nënvizohet në kërkesë.

19021354_1057021027764630_93635591_n22

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *