Home / Lajme / Kronika e zezë / Shpërthim, plas granata pranë shtëpisë

Shpërthim, plas granata pranë shtëpisë

Një shpërthim i dyshimtë është dëgjuar pranë banesës së një shtetasi në fshatin Shoshan të Tropojës. Salla operative e Tropojës, kishte raportuar mbrëmjen e djeshme për një shpërthim të fortë në afërsi të banesës së shtetasit me inicialet A.B, ku për pasojë ka pasur vetëm disa dëme të vogla materiale.

Në bazë të informacioneve paraprake, nuk ka të lënduar në njerëz, ndërsa ende nuk dihen autorët e ngjarjes. Dyshohet se pranë shtëpisë është hedhur një granatë.

Grupi hetimor dhe ekspertët anti-eksploziv të ardhur nga Tirana, kanë marrë provat e nevojshme për të hedhur dritë mbi ngjarjen.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *