Home / Lajme / Botë / Shqiptari i ekzekutuar në Ekuador, informator i policisë për grupet e drogës

Shqiptari i ekzekutuar në Ekuador, informator i policisë për grupet e drogës

Zbulohen detaje të tjera lidhur me ekzekutimin mafioz të 40 vjeçarit shqiptar Ilir Hidri në Ekuador pak ditë më parë.

 

Gazeta Vendase “ElUniverso”, raporton se shqiptari Ilir Hidri me origjinë nga Vlora është qëlluar sapo ka zbritur nga makina nga persona ende të paidentifikuar.

Policia vendase dyshon se vrasja ka lidhje me punën e dyfishtë të shqiptarit. Mësohet se Hidri ishte edhe informator i policisë për grupet e drogës, por edhe pjesëmarrës në njërën prej tyre.

Ka dyshime të shumta që shqiptari mund të jetë pikasur nga grupet e drogës dhe të jenë hakmarrë ndaj tij.

Po ashtu mësohet se vrasja e tij është regjistruar nga kamerat e sigurisë, por ende policia ekuadoriane nuk ka rënë në gjurmët e autorit. Ky i fundit menjëherë pas vrasjes, u largua me motor, por policia dyshon se ka patur edhe bashkëpunëtor.

Sipas dëshmitarëve në momentin e vrasjes Hidri kishte veshur këmishë, pantallona të shkurtra dhe shapka me gisht. Atij ju gjetën tre telefona celularë dhe një sasi parash. Policia vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *