Home / Lajme / Botë / Shqiptarja me bebe kapet duke vjedhur elektronikë dhe ushqime në supermarket

Shqiptarja me bebe kapet duke vjedhur elektronikë dhe ushqime në supermarket

Një nënë e re shqiptare në Pompei, Itali, është arrestuar pasi është kapur duke vjedhur në një supermarket, objekte elektronike dhe produkte ushqimore.

Gruaja shqiptare kishte përshtatur një kuti me fund të dyfishtë në karrocën e bebes së saj, kuti që pengonte sensorët e produkteve të binin ndërkohë që ajo qarkullonte në supermarket me vajzën e saj disamuajshe.

Gruaja fillimisht shkoi në një dyqan elektronike, mori një tablet Samsung dhe një videokamera Wi-Fi, i futi në makinë mallrat e vjedhura dhe pastaj shkoi në supermarket duke vjedhur ushqime me vlerë 160 euro.

Ky veprim megjithatë nuk i shpëtoi mbikqyrësve që njoftuan policinë për veprimet e gruas.

Ata erdhën dhe inspektuan makinën e gruas. Brenda makinës, policët e rajonit të Pompeit gjetën dy objekte elektronike me vlerë një mijë euro dhe produkte të ndryshme ushqimore që mjaftuan për ta vënë gruan në pranga.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *