Home / Lajme / Kronika e zezë / Shtetasi i Maqedonisë kapet me 1 ton kanabis në portin e Durrësit – (VIDEO)

Shtetasi i Maqedonisë kapet me 1 ton kanabis në portin e Durrësit – (VIDEO)

Policia kufitare ka sekuestruar një sasi të madhe kanabisi në një kamion në portin e Durrësit. Droga është zbuluar sot nga policia e Durrësit, e cila ishte fshehur në një kamion fruta-perimesh që do të kalonte në Itali me destinacion Hollandën, transmeton Televizioni Koha.

Policia ka vënë në pranga drejtuesin e automjetit, një shtetas maqedonas, si dhe ka vënë në pranga dy persona të tjerë të cilët dyshohen se kanë futur drogën në kamionin e mbushur me arka me kastraveca.

Sispas njoftimit tw policisw sw shtetit shqiptarw thuhet se Më datë 07 Qershor 2017, gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës, në mjetin kamion tip Daf, me drejtues një shtetas maqedonas, pas dyshimeve nga specialistët se në brendësi të tij kishte lëndë narkotike, për verifikim më të hollësishëm u kontrollua në skaner. Në përfundim u konkludua një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva. Kamioni ishte I ngarkuar me kuti të mbushura me katsraveca dhe në mes të kastravecave kishte qese të mbushura me lëndë narkotike. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Vijon puna për peshimin e lëndës dhe hetimet për zbulimin e personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale- thuhet në komunikatën e policisë shqiptare. /Tv Koha/

 

 

 

Gjithashtu lexo

“Balena Blu” shënon një tjetër viktimë, adoleshenti vret veten me qese plastike

Loja “Balena Blu” vazhdon që t’i marrë jetën adoleshentëve. Një 14 vjeçar indian dyshohet se …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *