Home / Lajme / Maqedoni / Shtyhet afati për dorëzimin e kërkesave për mjetet IPARD

Shtyhet afati për dorëzimin e kërkesave për mjetet IPARD

Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillimin rural i njofton të gjithë të interesuarit për dorëzimin e kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve IPARD nga Programi 2014-2020 se afati i dorëzimit të dytë vazhdon deri më 21 korrik 2017, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Agjencisë, pjesët e tjera të thirrjes publike të publikuara më 24 prill të këtij viti mbeten të pandryshuara dhe përmbajtja e saj e plotë mund të gjendet në web-adresën www.ipardpa.gov.mk.

“Vazhdimi i afatit për dorëzimin e kërkesave është me qëllim që t’u dilet në ndihmë kërkesave prej shfrytëzuesve potencial për përgatitjen e aplikacioneve cilësore”, theksojnë nga Agjencia./Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *