Home / Shëndeti / Si të lyeni flokët me këto 2 përbërës natyralë

Si të lyeni flokët me këto 2 përbërës natyralë

Lyerja e flokëve për shumë prej jush mund të jetë domosdoshmëri, por edhe çështje estetike, por bojërat përmbajnë shumë kimikate të dëmshme.

Por, ka një mënyrë natyrale për lyerjen e flokëve dhe për më tepër mund ta bëni vetë në shtëpi. Për këtë ju nevojiten vetëm disa bustina çaji dhe pak rozmarinë , të cilat kushtojnë shumë pak.

Ju nevojiten:
1 gotë ujë
3 bustina çaji
1 lugë çaji rozmarinë

Udhëzime:
Shtoni në një enë ujin, rozmarinën dhe bustinat e çajit. Vendosini në zjarr të ziejnë për disa minuta dhe më pas largojini nga zjarri. Lëreni përzierjen mënjanë për rreth 24 orë.
Më pas aplikojeni atë në flokët tuaj njësoj si me bojën e rregullt. Lëreni të veprojë për rreth 1 orë dhe më pas lajini flokët si zakonisht.
Për flokë kafe të errët: Çaj i zi
Për flokë bjonde: Çaj kamomili

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *