Home / Shëndeti / Si të parandaloni njollat e djersës në rroba, pa ndryshuar deodorantin tuaj

Si të parandaloni njollat e djersës në rroba, pa ndryshuar deodorantin tuaj

A nuk do të ishte më mirë që t’i shmangni njollat e djersës nga rrobat tuaja? Këtu janë katër mënyra për t’i parandaluar ato pa ndryshuar deodorantin tuaj.

Vishni një bluzë me mëngë të shkurtra:
Më parë askush nuk i vishte këmishat pa një bluzë me mëngë të shkurtra poshtë dhe kjo ishte një mënyrë për të mos i bërë ato me njolla. Kjo është një mënyrë shumë e mirë për të mos prishur rrobat e kushtueshme.

Hiqni qimet:
Moda e Miley Cyrus për mosdepilimin poshtë sqetullave pak kohë më parë ishte e përkohshme dhe jo shumë e rekomandueshme. Nëse nuk doni njolla djerse dhe aq më pak, dekolorim të tyre, depilohuni rregullisht në sezonin e nxehtë.

Vendosni mbrojtëse te sqetullat:
Mbroni veshjet tuaja delikate, bluzat, këmishat me mbrojtëse që thithin djersën.

Pastrojini menjëherë:
Kur është e mundur, pastroni bluzat e bardha, këmishat, apo çdo lloj veshjeje tjetër menjëherë, nëse ka njolla djerse në këtë pëlhurë. Nëse ju nuk keni kohë për ta pastruar, të paktën lageni vendin në zonat e sqetullave me ujë të ftohtë për të hequr dedorantin ‘antiperspirant’ të mbetur dhe për të ndaluar krijimin e njollave.

Gjithashtu lexo

Të Panjohurat Efekte të Muçmollave Shqiptare

Muçmolla, fruti tipik që zbukuron oborret dhe kopshtet shqiptare Foto: WebLibrary Muçmolla është vogëlushja e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *