Home / Shëndeti / Si të shëroni migrenën me lëng xhenxhefili

Si të shëroni migrenën me lëng xhenxhefili

Migrena shkakton dhimbje të tmerrshme ndaj kërkon mënyra trajtimi të rregullta që rikuperojnë dhe ulin deri diku këto shqetësime.
Për të hequr dorë nga medikamentet e shumta që mund të keni provuar herë pas here, duhet të keni një zgjidhje alternative e cila do të japë efekt të menjëhershëm në mposhtjen e dhimbjeve.
Xhenxhefili është një mënyrë natyrale.Rrënjët e tij përmbajnë një ekstrakt i cili ndihmon për të luftuar migrenën dhe ka aftësi të pabesueshme për të zgjidhur problemin e përzierjes që ndjeni në stomak, të cilin e shkakton kryesisht migrena.
Xhinxheroli, një përbërës aktiv i xhenxhefilit është përgjegjës për prodhimin e anti-inflamatorit që ndihmon në lehtësimin dhimbjes së muskujve. Ju njohim me një recetë super të shpejtë të cilën mund ta përgatistni në një kohë record, në vetëm 1 minutë.
Përbërësit:
2 copa xhenxhefil
3 gota ujë
½ limon
Mjaltë
Përgatitja:
Qërojeni xhenxhefilin me anë të një luge. Vendoseni në një kanë qelqi dhe në të shtoni gotat me ujë.
Më pas shtrydhni lëngun e limonit dhe bashkë me një lugë mjaltë hidheni tek ena ku është xhenxhefili me ujin.
Përziejeni që të treten të gjithë përbërësit.
Mund ta konsumoni sa herë të dëshironi gjatë gjithë ditës edhe nëse nuk keni simptoma migrene, por veçanërisht kur ndjeni se do të keni një dhimbje koke.
Shërben si një pritë për dhimbjen e kokës dhe për më tepër është e shëndetshme edhe nëse e konsumoni gjatë gjithë vitit.

Gjithashtu lexo

Barishtja e Qepujkave – Bima me Vlera të Pafundme

Edhe pse njihet me emër Italian, Erba cipollina, pra barishtja e qepujkave, bimën aromatike me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *