Home / Kryesoret / Sinani godet Zaevin: Qëndrimet për Kosovën të rrezikshme

Sinani godet Zaevin: Qëndrimet për Kosovën të rrezikshme

“Qëndrimi i Zoran Zaevit lidhur me Kosovën është i papranueshëm, i palogjikshëm, i rrezikshëm për të ardhmen e vendit. Kjo lajthitje nuk do pranohet nga shqiptarët dhe do ti kundërvihemi me të gjitha mjetet demokratike”, – ka shkruar analisti Arsim Sinani.

Ndryshe, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, parmbrëmë në pyetjet e gazetarëve nuk është distancuar nga deklarata e tij dhënë për mediat Serbi se “Kosova është zemra e Serbisë”, raporton Almakos.

Madje, Zaev ka përsëritur atë që tha muaj më parë për televizionin serb N1: “Kosova nuk do të fitojë votën e Maqedonisë për anëtarësim në UNESCO”. Në intervistën e parë në RTVM si kryeministër, Zaevi përsëriti kritikat se Maqedonia ka gabuar vitin e kaluar që votoi “për” anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, ndërsa tha se, kësaj radhe – Qeveria e re do të jetë neutral.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *