Home / Lajme / Maqedoni / Sindikata e Jugohromit optimiste pas takimit me kryeministrin

Sindikata e Jugohromit optimiste pas takimit me kryeministrin

Qeveria ka plan për rifillimin e punës së kombinatit Jugohrom, ndërkohë që javën e ardhshme ka mundësi të dalë edhe një propozim konkret. Me këto mesazhe kanë dalë të kënaqur përfaqësuesit e Sindikatës së kombinatit Jugohrom pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev, zv.kryeministrin Angjushev dhe ministrat Spasovski e Carovska.

Qeveria u ka premtuar se në afat sa më të shkurtër do të takohen dhe me drejtorin e Jugohromit dhe nga ai do të kërkojnë garanca të forta për vendosjen e filtrave.

Nga sindikata e kombinatit, pas takimit, kanë shfaqur shpresë se së shpejti do të fillojnë me punë.

Nën presionin e qytetarëve dhe ambientalistëve të vendit, pas raporteve të përditshme se Tetova është rregullisht në krye të listës së qyteteve më të ndotura të Evropës, Kombinati i mbylli furrat në nëntor të vitit të kaluar dhe 600 të punësuar mbetën në rrugë, pasi që menaxhmenti nuk pati sukses të dakordohet me qeverinë e kaluar.

Gjithashtu lexo

Pastrimi i lumit shkakton shumë pluhur, banorët ankohen – (VIDEO)

Më shumë se dy javë pas vërshimit të lumit në fshatin Poroj punimet në drejtim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *