Home / Kryesoret / Sistemi i Kembrixhit të ndërpritet – (VIDEO)

Sistemi i Kembrixhit të ndërpritet – (VIDEO)

Numri një i arsimit dhe Shkencës, Renata Deskoska, ka paralajmëruar sot reforma në sistemin arsimor në vend. Gjatë konferencës profesionale,“Reformim i reformave të pasuksesshëm, si deri në arsim cilësor në Maqedoni”, Deskoska deklaroi se do të hapin proces të konsultimeve për të gjitha masat dhe të gjitha reformat të cilat do të bëhen. Ndërprerja e programit të Kembrixhit, rishqyrtim i programeve mësimore dhe zvogëlim i numri të lëndëve në arsimin fillor, si dhe ligj të ri në arsimin e lartë, janë disa nga reformat që sot i paralajmëroi sot ministrja e arsimit.

“Jam e vetëdijshme se fillimisht vijon procesi i reformave serioze në arsimin fillor dhe të mesëm. Ajo që do të jetë prioritare në arsimin fillor dhe të mesëm është rishikimi i programeve mësimore. Me qëllim që të mundësojmë program mësimore e cila do të jetë në pajtueshmëri me moshën e fëmijëve, në pajtueshmëri me rrjedhën aktuale të arsimit botëror dhe ajo që nën kupton mbajtjen e interesit të fëmijëve në procesin arsimor. Poashtu paralajmëroj edhe rishikim të asaj që nënkupton detyrime administrative të imponuara ndaj mësimdhënësve në arsimin fillor dhe të mesëm”, deklaroi Renata Deskoska, Ministre e Arsimit, transmeton Televizioni Koha.

Aleksandar Spasov nga Instituti Progres për Demokraci Sociale, tha se nevojiten ndryshime në tërë sistemin arsimor, duke filluar nga arsimi fillor deri te ai i larti.

“Ajo që është kyçe për arsimin e lartë, është vendosja e dialogut mes Qeverisë dhe bashkësisë akademike, para së gjithash në përfundimin e asaj që ka ngelur si rezultat i protestave ndërsa ajo është sjellja e ligjit të ri për arsim të lartë, por i cili do të sjellet si rezultat i dialogut mes bashkësisë akademike dhe Qevrisë”, u shpreh Aleksandar Spasov, Instituti Progres, transmeton Televizioni Koha.

Sipas ti, sistemi arsimor në dekadën e fundit ishte i goditur nga reforma të cilat edhe kur kishin qëllime të mira për fat të keq ishin planifikuar në mënyrë joprofesionale dhe ishin zbatuar në mënyrë edhe më të keqe. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *