Home / Lajme / Maqedoni / S’jemi pishman për UNESCO-n, mbështesim Kosovën, thotë Ilija Dimovski i VMRO-DPMNE-së

S’jemi pishman për UNESCO-n, mbështesim Kosovën, thotë Ilija Dimovski i VMRO-DPMNE-së

Shqiptarët sa më shpejtë të kuptojnë gënjeshtrat e Zoran Zaevit, aq më mirë do të jetë për ta.

Kështu ka thënë deputeti, njëherësh koordinator i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski, duke reaguar kështu ndaj deklaratës së kryeministrit Zaev se, Qeveria e re do të jetë neutrale në anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. “Sa më herët që ti kuptojnë shqiptarët gënjeshtrat e Zaevit, aq më mirë do të jetë për ta. Sa i përket votës pro VMRO-së në UNESCO, nuk jemi pishman – sepse Kosovën e kemi pranuar si shtet të pavarur dhe në këtë kontekst, duhet ta përkrahim”, thotë për KOHA, Dimosvki.

 

Në ndërkohë, vazhdojnë reagimet edhe të maqedonasve lidhur me deklaratën e kryeministrit dy net më parë në RTVM. I habitur më qëndrimin e Zaevit është shprehur edhe njëri nga përkrahësit e tij, gazetari dhe publicisti Branko Triçkovski. Ai, në profilin e tij në Fejsbuk ka shkruar se ka vërejtje sa i përket qëndrimit të Zaevit për pranimin e Kosovës në UNESCO. “…Rreth anëtarësimit të Kosovës në UNESCO. Mua më duket se Maqedonia si shtet i pavarur nuk ka shkas pse të mos ketë politikë të veten karshi Kosovës”, ka shkruar gazetari Triçkovski. (koha.mk)

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *