Home / Lajme / Rajon / Skandaloze! Në Shqipëri përfundoi numërimi i votave, kurse në Kosovë edhe sot numërohen dy mijë votat e fundit me kusht

Skandaloze! Në Shqipëri përfundoi numërimi i votave, kurse në Kosovë edhe sot numërohen dy mijë votat e fundit me kusht

Procesi i numërimit të votave me kusht do të përmbyllet sot.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

Ai ka thënë për lajmi.net se deri dje janë numëruar rreth 23 mijë vota me kusht, kurse sot do të numërohen edhe dy mijë votat e mbetura.

“Sot do të përmbyllet numërimi i votave me kusht. Deri në mbrëmjen e djeshme janë numëruar rreth 23 mijë vota me kusht. Kanë mbetur edhe 2 mijë të tjera, të cilat do të cilat do të numërohen sot”, ka thënë Elezi.

Përfundimi i procesit të numërimit të votave me kusht i hap rrugë certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 11 qershorit, ku më pas subjektet politike do fillojnë bisedimet për formimin e institucioneve të reja.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *