Home / Lajme / Botë / Somali, 5 të vrarë gjatë shpërndarjes së ndihmave ushqimore

Somali, 5 të vrarë gjatë shpërndarjes së ndihmave ushqimore

Pesë persona janë vrarë në mes dy grupeve ushtarake qeveritare, pasi shpërthyen përleshjet gjatë shpërndarjes së ndihmave ushqimore në qytetin qendror të Somalisë, Baidoa.

Incidenti ka ndodhur në vendin ku po shpërndaheshin ndihma ushqimore për të zhvendosurit nga thatësira,

“Dy grupe ushtarësh janë përleshur në vendin e ngjarjes ku po shpërndahej ushqimi. Pesë persona kanë humbur jetën, kryesisht gra, ndërsa 14 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Indicenti është duke u hetuar”, tha Major Hussein Edin për Reuters.

Dëshmitarët kanë theksuar se viktimat janë qëlluar aksidentalisht, përderisa ishin rreshtuar për ushqim.

Somalia po rimëkëmbet ngadalë nga thatësira, potencialisht duke reduktuar rrezikun që vendi të zhytet në krizë të urisë.  Për shkak të thatësisë, rreth 6.2 milionë njerëz, rreth gjysma e popullsisë së vendit, kanë kërkuar ndihma ushqimore./Arbresh.info

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *