Home / Lajme / Rajon / Sot përfundon gjithçka, partitë e përmbyllin fushatën

Sot përfundon gjithçka, partitë e përmbyllin fushatën

Koalicionet dhe partitë politikë sot, pas 10 ditësh fushatë, mbyllin fazën e shpalosjes së programeve para votuesve dhe kërkimin e votës.
Ndërkaq nesër, e shtunë, është heshtje parazgjedhore, kurse të dielën mbi 1.9 milionë kosovarë do të kenë të drejtën e votës në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Koalicioni PDK-AAK-Nisma, sikurse edhe koalicionin LDK-AKR-Alternativa dhe Vetëvendosje, fushatën e përmbyllin në Prishtinë, shkruan lajmi.net.

Koalicioni PAN nga ora 15 do t’ju drejtohet për herë të fundit votuesve nga salla 1Tetori. Në anën tjetër, koalicioni LAA përmbylljen e fushatës do ta bëjë në orën 17 në Pallatin e Rinisë.

Vetëvendosje i jep fund fushatës në orën 21 në sheshin Skënderbeu.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *