Home / Kryesoret / Sot përfundon viti shkollor nxënësit shkojnë në pushim veror

Sot përfundon viti shkollor nxënësit shkojnë në pushim veror

 Për rreth 270.000 nxënës, nga të cilët 188.000 të shkollave fillore dhe 80.000 të shkollave të mesme, sot është dita e fundit shkollore nga viti shkollor 2016/2017.

Gjysmë maturantët këtë muaj do të regjistrohen në shkollat e mesme. Paraqitja dhe regjistrimi i parë në afatin e qershorit është më 28 dhe 29 qershor.

Maturantët, ndërkaq, nesër (10 qershor) do të testohen për gjuhë të huaj. Për gjuhë angleze janë paraqitur numër i madh i kandidatëve (15.201), për gjuhë frënge 108, për gjuhë gjermane 197 dhe për gjuhë ruse 26 kandidatë.

Fundi i këtij viti shkollor kaloi pa testim ekstern të nxënësve, i cili pas katër viteve zbatim, javën e kaluar u hoq në Kuvend.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *