Home / Lajme / Rajon / Sot Shqipëria voton, Nishani: Dua t’ju uroj shqiptarëve këtë ditë

Sot Shqipëria voton, Nishani: Dua t’ju uroj shqiptarëve këtë ditë

Presidenti në ikje i Republikës, Bujar Nishani ka votuar paraditen e së dielës në shkollën “A. Z. Çajupi”.

Në prononcimin për mediat, Nishani ka ftuar qytetarët për një pjesëmarrje sa më masive, në mënyrë që të sigurojnë një të ardhme më të mirë për vete dhe familjet e tyre.

“Dua t’ju uroj shqiptarëve këtë ditë. Të jetë një ditë me pjesëmarrje sa më të madhe. Unë besoj se nëse shqiptarët vendosin që demokracia të funksionojë, ajo funksionon falë vullnetit dhe angazhimit të tyre. Sot është dita kur shqiptarët duhet ta tregojnë këtë përmes pjesëmarrjes në këto zgjedhje dhe vendimit të tyre për një të nesërme më të mirë për ta, për familjet e tyre dhe gjithë shqiptarët”, ka thënë Nishani.

Kreu i shtetit ka deklaruar se institucioni i drejtuar prej tij është i shkëputur nga infrastruktura e mbikëqyrjes së procesit zgjedhor.

“Ajo që dëshiroj unë është që qytetarët të votojnë të paintimiduar, të pakërcënuar dhe mendoj se kjo është më e mira dhe më normalja për të gjithë ne. Duhet të marrim pjesë në votime”, ka shtuar Nishani.

ZGURI: Dilni masivisht në votime!

I pari që ka çelur votimet e 25 qershorit ka qenë Kreu i KQZ-së, Klement Zguri. Zoti Zguri ka votuar në orën 07:00 në një qendër votimit tek Liceu Artistik “Jordan Misja” në Tiranë. Pas votimit ai ka përzjellë mesazhe për zgjedhësit shqiptarë që ata të marrin pjesë masivisht.

“Vetë demokracia është votë dhe pjesmarrje, shqiptarët sot kanë mundësinë për të bërë demokraci. U bëj thirrje zgjedhësve të dalin masivisht në votim, është e drejtë kushtetuese e patjersueshme dhe sot është dita e tyre. Zgjedhje të zhvillohen me transparencë dhe komisionerët ta ushtrojnë me paanshmëri detyrën e tyre” tha zoti Zguri.

Kreu i KQZ dha me këtë rast edhe disa hollësi rreth zhvillimit të zgjedhjeve. “Në dijeninë tonë mund të ketë shumë pak, rreth 10 QV në Shkodër që nuk është bërë shpërndarja e bazës materiale, duhet të fillonte sot në mëngjes” tha ai.

Hapen qendrat e votimit 

Rreth orës 07:00 nisi zyrtarisht procesi zgjedhor në Shqipëri.

Qendrat e votimit dot mbyllen në 19:00.

18 parti politike marrin pjesë në zgjedhje dhe janë regjistruar 2666 kandidatë për deputetë.

3 milion e 452 mijë e 260 shqiptarë të cilët janë të regjistruar për të votuar në 5.362 qendra votimi.

Në listën e zgjedhësve përqindja e femrave është 49,49%, ndërkohë që kandidate femra janë 1.073 ose e thënë ndryshe 40,23%.

Zgjedhjet parlamentare do të vëzhgohen nga 5351, nga të cilët 896 janë nga misionet vëzhguese ndërkombëtare.

Kryetari i KQZ-së Klement Zguri ishte votuesi i parë i Qendrës së Votimit 1730/1, tek Liceu Artistik, rruga Elbasanit.

“KQZ në një kohë rekord, brenda kërkesave të ligjit ka bvërë gati përgatitjet e zgjedhjeve që sot shqiptarët të votojnë të lirë dhe sipas vullnetit të tyre. Vetë demokracia është votë dhe pjesmarrje, shqiptarët sot kanë mundësinë për të bërë demokraci.

U bëj thirrje zgjedhësve të dalin masivisht në votim, është e drejtë kushtetuese e patjersueshme dhe sot është dita e tyre. Zgjedhje të zhvillohen me transparencë dhe komisionerët ta ushtrojnë me paanshmëri detyrën e tyre.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *