Home / Lajme / Maqedoni / Spasovski-Baily: Do të luftojmë së bashku kundër terrorizmit, krimit dhe korrupsionit

Spasovski-Baily: Do të luftojmë së bashku kundër terrorizmit, krimit dhe korrupsionit

Ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, sot realizoi takim me ambasadorin e SHBA-ve në Shkup, Jess Baily. Siç njoftojnë nga MPB, Baily ka uruar Spasovski për postin e ministrit të brendshëm dhe ka shfaqur bindje se gjatë mandatit të tij do të arrihen rezultate të konsiderueshme,

 

Spasovski është falënderuar për ndihmën e deritanishme dhe angazhimin e Ambasadës së SHBA-ve dhe të ambasadorit Baily në ballafaqimin me krizën politike në Maqedoni.

Bashkëbiseduesit janë dakorduar se prioritet i MPB-së dhe Qeverisë së re do të jetë reforma e shërbimeve të sigurisë, përmes së cilës do të mundësohet vendosje e shërbimeve profesionale.

Spasovski dhe Baily theksuan se rëndësi të posaçme ka bashkëpunimi mes dy vendeve në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, por edhe kundër korrupsionit dhe krimit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *