Home / Kryesoret / Spasovski e mbajti fjalën prezantoi Mercedesin (FOTO/VIDEO)

Spasovski e mbajti fjalën prezantoi Mercedesin (FOTO/VIDEO)

Ministria për punë të brendshme ka prezantuar sot para mediave Mercedesin  që qeveria e kaluar e ka blerë për 600 mijë euro.

“Atë që kam pranuar se menjëherë pasi të formohet qeveria  e re reformuese, do ta prezantojmë Mercedesin i cili kushton 600 mijë euro. Kishte shumë kërkesa nga qytetarët që të shohin se çka është ajo që kushton 600 mijë euro. Kjo është ajo makinë e cila kushton 600 mijë euro, është blerë në kohën kur shumë qytetarë nuk kanë bukë për të ngrënë dhe që ironia të jetë më e madhe në kohën kur përfaqësuesit e policisë nuk kanë as uniforma dhe kushte të tjera elementare”, deklaroi Oliver Spasovski, ministër i brendshëm.

Pak dite me pare Kryeminstri Zaev ka thënë se Mercedes-Maybach S 600 Pullman Guard që çmimi fillestar është 450.000 euro por pa asnjë kërkesë plus, është në garazhat e MPB-së dhe se për të ka vendosur që të ju’a jep diplomatëve që do vijnë në Maqedoni dhe nuk e ka mendjen që të vozitet vet apo ta merr ndonjë ministër.

Mercedes-Maybach S 600 Pullman Guard tani ka pjesë të dëmtuar në pjesën e jashtme.

Zaev mendon se me shërbimin e ri për diplomatët do të përmirësohen marrëdhëniet me shtetet mike të Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *