Home / Lajme / Maqedoni / Specialja nuk do të hapë rastin “Monstra”

Specialja nuk do të hapë rastin “Monstra”

Kanë mbetur edhe 10 ditë që Prokuroria Publike Speciale të ngritë aktakuza kundër të dyshuarve për lëndët që dalin nga materialet e përgjuara, vazhdojnë të dalin dyshime dhe akuza se ka punuar në mënyrë selektive, duke anashkaluar rastet ku janë të dëmtuar shqiptarët.

Këto dyshime i ka shtuar edhe vetë prokurorja Katica Janeva, duke thënë se deri në fund të këtij mandati nuk do të hapen procedura të reja parahetimore, por se do të punohet në rastet që janë hapur deri tani.

“Mandati ynë vazhdon me intensitet të njëjtë dhe nga një shtatori do të vazhdojmë me dëgjimin e materialeve në mënyrë joligjore. Gjatë kësaj vere nuk do të hapen procedura të reja parahetimore sepse jemi tërësisht të angazhuar te hetimet e deritanishme dhe procedurat parahetimore që janë në fazën e finalizimit”, ka deklaruar Janeva për Makfax, shkruan lajmpress.

Dyshimet posaçërisht vërehen te opinioni shqiptar, që vlerëson se është dashur të hapen raste për udhëheqësit e BDI-së që dëgjohen te “bombat”, por edhe për rastet e dyshimta, si Sopoti, Brodeci, Monstra dhe Lagja e Trimave, shkruan Lajmpress.

Përveç kësaj, Janeva paralajmëron qasje të butë ndaj udhëheqësve të VMRO-DPMNE-së, duke paralajëmruar se ata nuk do të sillen me polici në gjykatë. Sipas Janevës, ish-kryeministri Nikolla Gruevski, shefi i kabinetit të tij, Martin Protogjer, ish sekretari i përgjithshëm i qeverisë, Kiril Bozhinovski, si dhe ish shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *