Home / Kryesoret / Spiunët serbë dhe rusë po destabilizojnë rajonin – (VIDEO)

Spiunët serbë dhe rusë po destabilizojnë rajonin – (VIDEO)

Gazeta prestigjioze angleze Guardian ka botuar një seri dokumentesh ekskluzive, të siguruara nga shërbimet inteligjente, ku dokumentohet se shërbimi sekret rus në bashkëpunim me serbet, kanë punuar aktivisht ta destabilizojnë rajonin.

Sipas gazetës angleze Guardian, fokus shumëvjecar i shërbimeve sekrete serbe dhe ruse ishte sidomos Maqedonia. Aty, gjithnjë sipas transkripteve të botuara dje, tani e dhjetë vite me metoda perfide po mundohet të krijohet konflikt etnik dhe politik, për ta vonuar anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

Dokumentet e botuara tregojnë se Moska është duke rritur tentativat për ndikim në shtetet e ish Jugosllavisë. Qëllimi i Kremlinit dhe shërbyesve në Beograd, është që ta parandalojnë anëtarësimin e Ballkanit në NATO.

Dokumentet sekrete janë botuar fillimisht në Organizatën Botërore për Raportim të Korrupsionit  dhe më vonë janë botuar edhe në Guardian. Këto dokumente tregojnë se edhe shërbimi sekret serb ka përkrahur vijën pro-Ruse dhe anti-perëndimore.

Rusia ka rritur shumë investimet me “fuqinë e botë” duke përodrur kanalet e informimit si Sputnik dhe RT për të shpërndarë informata falso dhe për të bërë propagandë destabilizuese. Poashtu, miliona euro janë investuar për organizata dhe OJQ në Ballkan për të promovuar identitetin “pan-Sllavik” dhe Kishën e përbashkët ortodokse.

Këto mjete propagandistike janë vërejtur edhe në Malin e Zi dhe në Kosovë, ku ka akuza konkrete për rolin e spiunëve rus në atentatin mbi Kryeministrin Gjukanovic si dhe në destabilizimin e gjendjes në Kosovë. Muaj më parë, ishte një tren rus që u përdor nga Serbia për të destabilizuar Kosovën. Ky tren u ndal nga forcat policore kosovare, ndërsa Serbia dhe Rusia kanë krijuar edhe një front të përbashkët kundër krijimit të ushtrisë së Kosovës. /Tv Koha/

 

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *