Home / Lajme / Maqedoni / Stojançe Angellov në vend të Mitko Çavkovit (Foto)

Stojançe Angellov në vend të Mitko Çavkovit (Foto)

Lideri i partisë “Dinjiteti” Stojançe Angellov dhe ish kryeshefi i SPB Shkupit i emëruar në kohën e Oliver Spasovskit, Lazo Velkovski, janë në dy kandidatët më seriozë për drejtor të Byrosë për Siguri Publike (BSP), me të cilin deri më tani ka udhëhequr Mitko Çavkov i VMRO-DPMNE-së,

KUSH ËSHTË STOJANÇE ANGELLOV?

Kandidat konsenzual për president I cili do ta përballojë dëshpërimin kolektiv të Maqedonasve: Stojançe Angellov.Angellov për 16 vite ka qenë pjesë e strukturave të sigurisë së Maqedonisë, ndërkaq në konfliktin e vitit 2001, kur u plagos rëndë në Haraçinë, ishte gjeneral i “Tigrave” të policisë.

Angellov, pasi u aktivizua në politikë, ai doli në krye të partisë së “branitellave” të Maqedonisë – “Dinjiteti”, ai e ka lëshuar MPB-në dhe shkoi për të punuar në Irak, Afganistan dhe Somali.

Partia e tij ka dalë vetë në zgjedhjet e vitit 2011 dhe 2014, në të cilën mori nga 10.000 vota, derisa në zgjedhjet parlamentare të vitit 2016, në zgjedhje ka dalë si pjesë e koalicionit “VMRO për Maqedoninë” e përbërë nga VMRO Popullore e Lubço Georgievskit dhe Të Bashkuar për Maqedoninë e Lube Boshkoskit.

Angellov ka marrë pjesë në aktivitetet e protestave të “Revolucionit Laraman” dhe ishte frontmen në protestat përpara Radio Televizionit të Maqedonisë, të cilat u organizuan pasi që televizioni shtetëror refuzoi t’i publikojë “bombat” politike të LSDM-së.

Llazo VelkovskiKUSH ËSHTË LLAZO VELKOVSKI?

Velkovski është kandidat serioz për vendin e drejtorit të BSP-së. Me ardhjen e Oliver Spaskovskit në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Velkovski është vendosur në krye të SPB Shkup, ndërkaq thuajse tërë karrierën e tij e ka kaluar në MPB.

Velkovski e ka mbaruar Fakultetin për Siguri, ndërkaq nga marsi i vitit 1990 është i punësuar në MPB, ku fillimisht ka punuar si polic i uniformuar, ndërkaq më pas edhe si pjesë e policisë civile. Ai ka qenë edhe shef i Drejtorisë së Qytetit për Punë të Brendshme Shkup.

Në vitin 2004, Velkovski është vendosur drejtor i BSP-së, në kohën e kryeministrit, Hari Kostov.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *