Home / Kryesoret / Strugë, qytetarët protestojnë kundër deponisë

Strugë, qytetarët protestojnë kundër deponisë

Me protesta të qeta dhe bllokada gjysmë ore në hyrje të Strugës, banorët e Strugës nga të gjitha komunitetet etnike edhe një herë bënë thirrje për zgjidhjen e menjëhershme të problemit me deponinë e cila ndodhet vetëm  njëqind metra larg nga shtëpitë e para. Ata thonë se situata është alarmante – për shkak të deponisë është rritur numri i të sëmurëve nga sëmundjet malinje dhe respiratore.

“Kanceri nuk njeh as fe, as komb. Të gjithë dalim për të protestuar pa dalim cilës kombësia, fe, racë i takojmë, protestojmë kundër kësaj murtaje që është këtu në qytetin tonë”.

“Ne luftojmë që të kemi më shumë turistë. Si do t’i tërheqim turistët. Çfarë u ofrojmë, u ofrojmë sëmundje, karcinom. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi që para 10 viteve ka filluar këtu t’i hedhë mbeturinat”.

Nga Iniciativa qytetare “Mjaft”, thonë se kanë kërkuar nga qeveria që të formojë një trup punues i cili do të merr vendim mbi zhvendosjen e deponisë në një vend më të sigurt

“Patëm një takim me një përfaqësues të Qeverisë së Maqedonisë dhe nga ana e tij na u premtua se qeveria në fillim të javës së ardhshme do të mbajë seancë qeveritare ku do të merren vendime konkrete për sjelljen e makinerive me çka do të ndalohet djegia e deponisë – tha Gligor Qjato, Iniciativa Qytetare “Mjaft”.

“Nga iniciativa qytetare” Mjaft ” paralajmëruan se në qoftë se deri të mërkurën nga institucionet nuk ka zgjidhje konkrete të problemit, atëherë do t’i radikalizojnë protestat duke bllokuar edhe rrugët. Ata paralajmëruan edhe roje me turne tek deponia në mënyrë që të mos lejohet hedhja e mbeturinave.”

Nga Ministria e Mjedisit deklaruan se Inspektorati i mjedisit jetësor ka dalë në teren dhe ka kryer inspektim të vendit dhe se në bashkëpunim me to sa më shpejt të jetë e mundur do të përcaktohen edhe masat konkrete për zgjidhjen e këtij problemi.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *