Home / Lajme / Maqedoni / Studentje nga SHBA ja çka mendon për gjendjen në Maqedoni

Studentje nga SHBA ja çka mendon për gjendjen në Maqedoni

Kiran Auerbach është një studente e shkencave politike nga SHBA, më saktë nga Connecticut.
Gjatë tre muajve të fundit ajo ka qëndruar në Maqedoni, pasi është duke përgatitur PHD. E para se të vinte ne Maqedoni për disa vite ka qëndruar në Bosnje, gjithashtu për të njejtin qëllim.
Kërkimet për punimin e saj janë përqëndruar në vendet  e reja demokratike, për të parë se si fuksionon politika e brendshme, e kryesisht e përqëndruar në atë lokale. Madje ajo ka qenë në Shkup natën e 27 prillit.
Na interesonte fakti se çfarë mendimi kishte krijuar ajo për vendin tonë pasi ka kontaktuar edhe me politikanë, por edhe me qytetare.

Almakos: Ke qënë tre muajt e fundit në Maqedoni, domethënë edhe me 27 prill, kur ndodhën ngjarjet e përgjakshme në Almakos:Kuvendin e Maqedonisë. Si e përjetove këtë ngjarje , sepse e di që në SHBA nuk të jepet mudësia të shikosh diçka të till?

Po, isha këtu. Mbaj mend që isha në shtëpi, duke punuar në PC, ishte mbrëmje dhe më pas, e ndalova punën dhe hapa FB . Shikova një transmetim direkt për atë se cfarë po ndodhte në parlament dhe më kujtohet që mendova: “ A është kjo e vërtetë?” “A po ndodh vërtetë kjo?”
Më pas e ndeza TV dhe pash lajmet dhe e kuptova se vërtet është duke ndodhur. Isha pak e shqetësuar, sepse nuk e dija nëse situata do të eskalonte. Nuk ndihesha shumë  e pasigurtë, por duhet ta pranoj se isha e shqetësuar. Mendova se nëse dhuna do të eskalonte, atëherë do të kisha ndonjë lajmërim nga ambasada e SHBA-ve në Shkup. Pati edhe momente kur  dyshoja nëse do të  qëndroja , por fatmirësisht niveli i tensionit u ul shpejt. Të nesërmen mendoj se njerëzit në përgjithësi ishin të  shqetësuar.

Almakos: Pra arsyeja e qëndrimit tënd në Maqedoni është fakti se je duke përgatitur  PHD.
Ku je e përqëndruar konkretisht?

Jam e përqëndruar në vendet  e reja demokratike, konkretisht në Ballkani.
Në shkenca politike kemi fusha të ndryshme, e imja është krahasimi i politikave. Për këtë shikojmë brenda shteteve të ndryshme dhe krahasojmë sistemet e tyre të qeverisjes ,politikat që zbatojnë, shohim se si vende të ndryshme janë të lidhura me njëra-jetrën.Kërkimi im ka të bëjë me implementimin e politikave. Pra, ajo që po bëj përveç kësaj, është se kam qenë në shumë NGO, kam intervistuar akademik, kam shkuar në komuna të ndryshme në Maqedoni .Kam patur intervista me ish-kryetar komunash dhe me disa prej atyre aktual, me sekretar komunash, kam intervistuar njerëz nga parti të ndryshme politike. Si qëllim kam pasur të kuptoj problemet me të cilat përballen.

Almakos: Cilët janë politikanët që ke intervistuar dhe a arrite ta zbulosh problemin kryesor me të cilin përballet vetëqeverisja lokale?

Më shumë kam intervistuar sekretar aktual të komunave, por gjithashtu kam intervistuar edhe disa ish-kryetar komunash si: Ace Kocevskin nga Velesi, Rufi Osmanin nga Gostivari, në Strugë kam intervistuar tre punonjës të komunës. E jo vetëm këto, kam vizituar edhe komunat si: Butel, Çair, Gazi Babë etj.
Në bazë të asaj që kam vërejtur në nivel lokal, komunat nuk kanë para të mjaftueshme për të përballuar përgjegjësitë e tyre. Arrihet të kuptohet se disa komuna më të vështirë e kanë të gjejnë fonde dhe të marrin aprovimin e pushtetit qëndrorë që të bëjnë projekte të mëdha. Kështu që mendoj se  nuk duhet të veprohet në bazë të lidhjeve politike për vendime të tilla, por duhet të veprohet në bazë të nevojave bazë për zhvillimin e vendit.

Almakos:  Cila nga intervistat të është dukur më interesante, apo nga e cila ke arritur në ndonjë mesazh të rëndësishëm?

Mendoj se çdo intervistë ishte interesante sipas menyrës së vet, arrin të shikosh mënyra të ndryshme të këndvështrimeve. Kur intervistova në komuna që janë të lidhura me pushtetin apo me parti të vogla, mora disa histori të ndryshme. Do të thoja se arrita të kuptoj se opozita atëbotë, tanimë në pozitë, ishte shumë e hapur për problemet me të cilat përballet. Më pas intervistova politikanë nga VMRO-PDMNE dhe BDI , nga ku mora histori të tjera.

Almakos:  A ke folur edhe me qytetarë, sepse kam përshtypjen se mbledh informacion edhe kur nuk bën intervista formale?

Jam gjithmonë e interesuar të flas me individ të ndryshëm, njerëz të zakonshëm, lidhur me eksperiencat e tyre, por nuk është pjesë e intervistave formale. Me qytetarët më shumë bisedoj për të kuptuar se si ndjehen njerëzit.

Almakos: Dhe si ndjehen njerëzit?

Kur erdha këtu kishte një krizë politike dhe njerëzit ishin shumë pesimit. Ndjej se tani njerëzit, një pjesë e madhe, janë më optimist. Një optimizëm i shkaktuar me ardhjen e qeverisë së re. Megjithatë, njerëzit nuk janë të lumtur, nuk janë të lumtur me mënyrën se si gjërat po shkojnë. Kam folur me shumë të rinj që kanë pothuajse moshën time dhe kam kuptuar se pjesa më e madhe po largohen nga vendi, një fenomen që ka disa vjet që po ndodh. Kjo nuk është një gjë e mirë. Rinia e arsimuar nuk shikon të ardhme këtu dhe kjo vërtet nuk është tregues i mirë.

Almakos: Po sa i përket korrupsionit, çfarë arrite të zbulosh?

Në kërkimin tim, si në  Bosnje ashtu edhe në Maqedoni, korrupsioni është i ngjashëm.
Partitë politike po marrin kontrrollin e shtetit, këtë e kemi parë edhe në 10 vjetët e fundit në Maqedoni, se si partia qeverisëse përvetësonte para për interesa personale. Në Bosnje ndodh pothuajse njësoj. Pra, gjatë punës time kam parë lidhjet mes  politikanëve të nivelit qëndrorë dhe atyre lokal, veçanërisht kryetarëve të komunave. Ka një tension mes kryetarëve të komunave , të cilët pëpiqen të qeverisin dhe të jenë të përgjegjshëm para qytetarëve të tyre, por në të njejtën kohë kanë presione nga partitë e tyre. Shpesh intereset e partive politike nuk përkojnë me atë të qytetarëve. Në raste të tilla, kryetarët e komunave gjenden në vështirësi.

Almakos: Arrite të kuptosh se çfarë lloj korrupsioni është më i pranishëm në Maqedoni?

Mendoj se ka disa lloj korrupsionesh të pranishëm këtu.  Unë jam fokusuar në  dhënien e vendeve të punës dhe parave të lidhura me ato vende pune, pra që dikush që ka politikë favorite në këmbim të asaj merr një vend pune. Pra, nuk bazohet në meritë dhënia e vendit të punës. Pëpiqem të kuptoj se cilat kompani fitojnë të drejtën e realizmit të projekteve të caktuara, a janë gjithmonë të njejtat? A kanë këto kompani lidhje me partitë politike? Këto lloj pyetjesh. Ende jam duke analizuar, ka një NGO  në Shkup që ka mbledhur të dhëna për të gjitha këto. Domethënë nëpërmjet këtyre informacioneve mund të analizohet se në cilin sektor është më i pranishëm fenomeni i dhënies së punës pa meritë. Siç thash, ende nuk e kam përfunduar analizën. Definitivisht, sigurimi i vendit të punës është një lloj korrupcioni i pranishëm edhe këtu, por edhe në Bosnje. Ndodh edhe në vende të tjera, por ja, për shëmbull ne në SHBA kemi ligje shumë të fuqishme që janë të imprementuar si duhet.

Almakos: Sa të ngjashme apo të ndryshme janë Bosnja dhe Maqedonia?

Do të thoja se janë shumë të ngjashme. Ndeshe në shumë situata të ngjashme politike dhe ekonomike. Në aspektin social mendoj se ngjasojnë shumë, njerëzit tentojnë të jenë shumë social dhe të ngrohtë, por gjithashtu janë pesimist.

Almakos: Ku shikon perspektivë më të madhe europiane?

Do të thoja se të dyja këto vende kanë perspektivë europiane, por do të thoja se nga ajo që kam parë, njerëzit nga Maqedonia kanë pasur më shumë mundësi të udhëtojnë nëpër vendet europiane. Andaj mendoj se qytetarët e Maqedonisë kanë qenë më të ekspozuar ndaj vendeve europiane. Ndoshta e kam gabim, po ky është mendimi im.

Almakos: Po sa u përket raporteve familjare në Maqedoni çfarë mendon?

Mendoj se është vërtet këndshëm që ka një raport të afërt mes anëtarëve të familjes. Kujdesen më shumë për njëri-tjetrin, janë më të ngrohtë. Në SHBA- në njëfarë mënyrë në ndiejmë edhe trysni kur arrijmë moshen 18 vjeçare, sepse nuk duhet të jetojmë më me prindërit tanë, pasi duhet të kujdesemi vet për veten. Më pas, nëse punët nuk shkojnë mirë, kthehemi të jetojmë me ta, e kjo është stresuese, sepse nga të tjerët shikohemi sikur kemi dështuar.
Andaj mendoj se është gjë e mirë dashuria dhe afrimiteti që anëtarët e familjeve këtu kanë për njëri-tjetrin.

Almakos: Nga Maqedoni planifikon të largohesh së shpejti. Do të kthehesh në SHBA apo do të shkosh në ndonjë shtet tjetër?

Do të shkoj në Sarajevë. Dhe më pas në SHBA. Më pret shumë punë. Gjithcka ka qenë shumë e këndshme, kam mësuar shumë, por tani duhet të shkruaj PHD dhe kjo merr kohë, jam paska në stres, sepse këtë  vit duhet të mbaroj PHD-në.

Almakos: Ku planifikon të punosh pasi të përfundotsh PHD, a ke ndonjë ofertë punë?

Kjo është një pyetje shumë me vend.
Do të filloj të kërkoj punë. Në SHBA, ne fillojmë të kërkojmë për punë në vitin e fundit të përgaditjes  së PHD-së dhe më pas nëse kemi ndonjë ofertë pune kalojmë në fazën tjetër.
Do të aplikoj për punë akademike. Nëse punësohem aty, përsëri do t’i mbaj mundësitë e hapura, nëse mundësia e parë nuk fuksionon, si për shëmbull në organizata joqeveritare, apo në organizata ndërkombëtare.

Almakos: Kiran ishte kënaqësi të zhvilloja këtë intervistë me ty.
Të dëshiroj suksese!

Falemnderit shumë!
Isha mësuar të bëja unë intervistat. Ishte paksa e cuditshme për mua të isha unë e intervistuara.
Gjithsesi ishte kënaqësi!
Evi Shkopi
Almakos.com

Gjithashtu lexo

Pastrimi i lumit shkakton shumë pluhur, banorët ankohen – (VIDEO)

Më shumë se dy javë pas vërshimit të lumit në fshatin Poroj punimet në drejtim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *