Home / Lajme / Kronika e zezë / S’ua merr mendja ku i kishin fshehur paratë !!!DY SHQIPTARË KAPEN ME KOKAINË DHE 1.3 MILIONË EURO

S’ua merr mendja ku i kishin fshehur paratë !!!DY SHQIPTARË KAPEN ME KOKAINË DHE 1.3 MILIONË EURO

1.3 milionë euro që i shikoni në foto. Ndalimi i vajzës dhe dy djemve shqiptarë, u bë pasi u kapën me kokainë, si dhe kishin fshehur shumën e madhe të parave në një ndarje të fshehtë brenda gomës rezervë të makinës së tyre tip Saab. Operacioni është kryer më 12 gusht por policia holandeze e bëri publik vetëm ditën e sotme zyrtarisht. Të arrestuarit janë vajzë 20 vjeçare shqiptare, një tjetër shqiptar 32 vjeç dhe një i tretë gjithashtu shqiptar, 36 vjeç, raporton noa.al duke cituar komunikatën zyrtare të Policisë së Holandës. Vajza u la e lirë pak orë më vonë. Nën mbikëqyrje po mbahej prej disa kohësh shqiptari me moshë 32- vjeçare, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, i cili u arrestua bashkë me dy personat e tjerë, një 36- vjeçar dhe një vajzë 20 vjeçe. Ata u kapën në kuadrin e kontrollit në shtëpinë e tyre në lokalitetin Borneolaan në distriktin Slotevarc, jugu i Amsterdamit, teksa tentonin të largoheshin nga dera e pasme e banesës bashkë me lëndën narkotike dhe eurot. Nga kontrolli që nisi në banesë u gjetën 13 kilogramë kokainë, armë zjarri, thika dhe 40 mijë euro. Më tej kontrolli në makinë zbuloi shumën e madhe të parave, duke çuar në sekuestrimin e mbi 1.3 milionë eurove në total. Pas shoqërimit në polici, vajza u la e lirë, ndërsa dy shqiptarët u dërguan në ambientet e paraburgimit, si të dyshuar për pjesëmarrje në trafikimin e lëndëve narkotike dhe pjesë e një rrjeti më të gjerë.

Gjithashtu lexo

Kontrollohen lokalet e zhurmshme në Tetovë – (VIDEO)

Të dielën  rreth orës 1.00 pjestarë të policisë nga Sektori për Punë të Brendëshme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *