Home / Lajme / Maqedoni / Subvencione shtesë për zgjidhjen e problemit me pjeshkat

Subvencione shtesë për zgjidhjen e problemit me pjeshkat

Subvencion shtesë prej gjashtë denarëve për kilogram pjeshkë do të blihen nga kapacitetet përpunuese mes 12 dhe 30 qershorit, është masa me të cilën Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave u ka dalë në vigjilje pemëtarëve.

Sipas ministrit Lupço Nikollovski, do të përfshihen mbi 500 prodhues, respektivisht do të blihen rreth 400 tonë pjeshkë, të cilët mezi do të arrinin pesë denarë për kilogram.

Siç deklaroi Nikollovski, masa e re pason pas analizës së prodhimit dhe shqyrtimit të gjendjes në terren.

Reagimi i MBPEU pasoi menjëherë pasi që dje rreth 50 pemëtarë me 10 traktorë e bllokuan rrugën Rosoman-Prilep afër tregut në Rosoman, duke shprehur revolt për shkak të plasmanit të dobët të pjeshkave dhe mospasjes së plasmanit.

Bujqit paralajmëruan radikalizim të protestës nëse problemi nuk zgjidhet, ndërsa mendojnë, siç thanë edhe për hedhje të pjeshkave para Qeverisë. U kërcënuan se do t’i presin pemët me pjeshka nga e cila do të ketë dëm edhe shtetit edhe njëherit i përmendën informacionet e pakonfimuara për gjoja import të pjeshkave nga Shqipëria dhe Greqia.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *