Home / Lajme / Kronika e zezë / Sulm vetëvrasës në një xhami të Kabulit

Sulm vetëvrasës në një xhami të Kabulit

Një sulmues vetëvrasës ka vrarë të paktën gjashtë persona dhe ka plagosur pesë të tjerë gjatë sulmit në një xhami në kryeqytetin afgan, Kabul, kanë njoftuar zyrtarët e sigurisë. Kabul:

Sulmuesi ishtë përpjekur të hynte në xhami por u bllokua nga policia, duke nisur një betejën me armë, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Najib Danish.

Sulmuesi më pas është futur në një kuzhinë para se të shpërthente bombën.

Deri më tash askush nuk e ka pranuar kryerjen e sulmit.

Sulmi erdhi pasi xhamitë rreth qytetit ishin të mbushura me njerëz, të cilët ishin mbledhur për një festë fetare në kuadër të muajit të Ramazanit, përcjell REL.

Xhamia e Al Zahra është e frekuentuar nga pakica shiite e Kabulit, të cilët kanë qenë të shënjestruar edhe më parë nga sulmet vetëvrasëse.

Gjithashtu lexo

Shpërthimi në një shtëpi në Barcelonë la një të vdekur – policia thotë se ka lidhje me sulmin me furgon!

Një shpërthim ka ndodhur të mërkurën në një shtëpi në Kataloni, si pasojë e të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *