Home / Lajme / Maqedoni / Takimi Thaçi-Ahmeti, bisedohet për aktualitetet politike (Video)

Takimi Thaçi-Ahmeti, bisedohet për aktualitetet politike (Video)

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti dhe kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi mbrëm patën një takim joformal në një lokal të Tetovës. Thaçi me të takuar Ahmetin ia uroj fitoren e Ramush Haradinajt në zgjedhjet në Kosovë.

Takimi i mbrëmshëm mes liderit të BDI-së, Ali Ahmetit, dhe liderit të PDSH-së, Menduh Thaçi,  në këtë fazë për opinionin publik në Maqedoni ishte i papritur,

Pas përfundimit të takimit disa orësh  dy liderët për mediat thuajse nuk thanë asgjë të rëndësishme. Por çka ishte në të vërtetë temë e bisedës ndërmjet Ahmetit dhe Thaçit ?

Ndërkohë Thaçi përpara se të takonte Ahmetin, gjatë një takimi me qytetarët, ritheksoi qëndrimet e tij mbi Deklaratën e Përbashkët të partive shqiptare, duke e cilësuar atë si të kotë,

Thaçi vlerëson se Ahmeti është duke shkuar në një rrugë të gabuar dhe se rruga e vetme për avancimin e statusit të shqiptarëve në Maqedoni është vendimmarrje me konsensus të plotë në kuadër të institucioneve të sistemit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *