Home / Lajme / Rajon / Takohen AAK dhe LDK, “kapen mat” në Prishtinë (FOTO)

Takohen AAK dhe LDK, “kapen mat” në Prishtinë (FOTO)

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Rrustem Berisha është parë duke u përshëndetur me kandidatin për deputet nga LDK-ja, Arben Gashin.

Gazeta Blic ka siguruar këto fotografi nga sheshi i kryeqytetit.

Në ato momente ka kaluar edhe lideri i AAK-së, njëherit kandidati për kryeministër nga PAN, Ramush Haradinaj.

Ndërkohë, një pjesë e PAN-it po i bënë thirrje LDK-së që të hyjë në Qeveri me Ramush Haradinajn, kryeministër.

Deri më tani LDK duket e vendosur se nuk do të hyjë në koalicion me PDK-në.

Ndërkaq, Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma Ramush Haradinaj thotë se koalicioni PAN do ta formojë Qeverinë dhe se ka dhe deputetë tjerë që kanë shprehur gatishmërinë për të përkrahur një Qeveri të udhëhequr nga ai.

Haradinaj në një intervistë për KosovaPress thotë se ekziston tashmë një komunikim me deputetët e partive tjera, por ende asgjë s’ka të definuar.Haradinaj: Ka deputetë që kanë shpreh gatishmëri me përkrah Qeverinë e udhëhequr prej meje

“ Një komunikim ekziston ashtu kolegial secili me secilin, por s’ka të definume asgjë. Kuptohet në raste të caktuara ka vullnet të deputetëve, për me përkrah një ‘Qeveri Haradinaj’ në këtë rast. Ka deputetë që kanë shpreh gatishmëri me përkrah një Qeveri, të udhëhequre prej meje…Jemi koalicioni PAN, PDK-AAK-Nisma. Janë komunitetet të gjithë edhe ndonjë deputet shqiptar, që ka vullnetin ashtu për shkak të bindjes apo respektin që ka ndaj meje ose të besimit që ka. Një Qeveri e udhëhequr nga unë do t’i kryej punët e Kosovës, pra do t’i ndihmojë zhvillimit. Do t’i ndihmojë proceseve të mirëfillta në vend”, tha ai.Kryetari i AAK-së nuk preferon të flasë se me deputetët, e cilave parti janë në komunikim dhe kanë shprehur gatishmëri t’i bashkohen PAN-it, por thotë se i kanë marrë masat e duhura që pas certifikimit të rezultateve të veprojnë menjëherë.

Gjithashtu lexo

47­-vjeçari Gazmend Dervishi humb jetën në aksident, po udhëtonte me motorr

Një shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident rrogor, teksa po udhëtonte me motorr. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *