Home / Kryesoret / Taravari: Do ti kthejmë mjekët që janë jasht vendit – (VIDEO)

Taravari: Do ti kthejmë mjekët që janë jasht vendit – (VIDEO)

Viteve të fundit një pjesë e madhe e mjekëve janë duke u larguar nga vendi  duke mos patur perspektivë në profesionin e tyre.Rrogat e ulta të mjekëve, vështirësitë gjatë punësimit, specializimit, avancimit në karrierë, kushtet e punës dhe shumë arsye të tjera kanë bërë që mjekët të ardhmen e tyre ta shohin jashtë vendit. Por a ka një strategji kjo qeveri dhe Ministria e shëndetësisë për të parandaluar ikjen e mjekëve jashtë shtetit sepse në këtë formë rrezikohemi që të mbesin pa mjek. Sipas ministrit të Shëndetësië Arben Taravari ndonëse do të duhet kohë që kjo dukuri të parandalohet, megjithatë ai nënvizon se kanë plan për të kthyer shumë mjek nga jashtë në spitalet e Maqedonisë, transmeton Televizioni Koha.

 

 

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari eksluzivisht për Televizionin Koha tha se nga dita e hënë pritet që skenohet situata në spitale lidhur me aparaturat sepse në disa spitale ka shumë aparatura që nuk përdoren kurse në disa spitale ka mungesë të aparaturave.

Në ndërkohë së shpejti pritet që të ketë edhe ndryshime kadrovike në pjesën më të madhe të spitaleve.

Ende nuk dihet se kur do të fillohet me ndryshimin e drejtorëve të spitaleve por tashmë nëpër rrjetet sociale qarkullojnë emra të kandidatëve për poste të drejtorëve. /Tv Koha/

 

 

 

 

 

Gjithashtu lexo

Përmes Serbisë po zbatohet një skenar për destabilizimin e Ballkanit, ja kush alarmon

Lidhja Demokrate e Maqedonisë (LD) nëpërmjet një kumtese vlerëson se tërheqja e personalit të ambasadës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *