Home / Kryesoret / Taravari: Të mos keqpërdoret numri i telefonit, spekulime me porositë

Taravari: Të mos keqpërdoret numri i telefonit, spekulime me porositë

Ministri i shëndetësisë, Arben Taravari ka përgënjeshtruar lajmin e portalit “Rrugadrejt.com” dhe të disa portaleve të tjera që kanë shkruar se një qytetar i ka dërguar një porosi ministrit Taravari, duke përmendur emrat e kreut të LR-PDSH-së, Ziadin Sela dhe të zv/kryeministrit për eurointegrime Bujar Osmani, se gjoja kanë keqpërdorur gjatë funksioneve të tyre në të kaluarën në sferën e shëndetësisë.

Ministri Taravari ka theksuar se nuk ka një mesazh të tillë dhe se bëhet fjalë për spekulim.

“Spekulim!! Me plot përgjegjsi konfirmoj që nuk ka porosi te tille ne whatsup!”, ka theksuar ministri Taravari, duke theksuar se ky numër telefoni që është bërë publik, duhet të shfrytëzohet për qëllime pozitive dhe në favor të përmirësimit të gjendjes në shëndetësi.

Gjithashtu lexo

Pastrimi i lumit shkakton shumë pluhur, banorët ankohen – (VIDEO)

Më shumë se dy javë pas vërshimit të lumit në fshatin Poroj punimet në drejtim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *