Home / Lajme / Maqedoni / Të hiqet sa më shpejt taksa radiodifuzive, të intervenohet në ligjin për përmbarues

Të hiqet sa më shpejt taksa radiodifuzive, të intervenohet në ligjin për përmbarues

Një nga premtimet e kryeministrit aktual të Maqedonisë, Zoran Zaev ishte edhe heqja e taksës radiodifuzive që ishte një nga premtimet bazë, si testimi ekstern e që ende si premtim bazik nuk po realizohet, transmeton Zhurnal.mk

“Është me rëndësi të shprehemi që taksat radiuodifuzive ishte një nga premtimet bazë, mirëpo ende ka mundësi që të realizohet. Një çështje e tillë, në këtë rast shqiptarët kanë qenë më të dëmtuar sepse nuk i shfritezojnë këto të drejta por vetëm janë taksa pagues. Programi dominon në maqedonisht, investimet bëhen vetëm për projekte maqedonase, ndërsa nga ana tjetër parat e taksës radiodifuzive shteti i merrte nnga shqiptarët dhunëshëm nëpërmjet përmbaruesve që nënkupton dyfishimin e detyrimeve në mënyrë të padrejtë, siç është rasti i bllokimit dhe debllokimit të xhirollogaris”, thotë Bashkim Selmani profesor në fakultetin juridik pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës për Zhurnal.mk

Andaj, shtoi ai, duhet të shqyrtohet dhe të nderhihet edhe në ligjin e përmbaruesve që në këtë rastë të kenë një bashkëpunim ndërinstitucional.

“Masa e borxhit gjatë përbarimit mos ta tejkalojë komplet borxhin, në këtë rastë nëse është detyrimi 1000 den gjatë përbarimit të bëhet 60000 den. Dhe kjo në praktikën përmbaruese ndodh dhe bie në kundërshtim me konventat ndërkombëtare dhe ligjeve të shkruara të vendit”, thekson Selmani.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *