Home / Kryesoret / Tejkalohet problemi me ujin për pije në fshatin Poroj – (VIDEO)

Tejkalohet problemi me ujin për pije në fshatin Poroj – (VIDEO)

Në fshatin Poroj është vënë në funksion i tërë sistemi i ujësjellësit dhe tashmë i gjithë fshati është duke u furnizuar normalisht me ujë, pas vërshimeve të  lumit të këtij fshati të hënën pasdite ditës së hënë.Këtë e kanë bërë të ditur edhe nga bashkësia lokale e fshatit Poroj

“Gjatë natës së kaluar është vënë në funksion sistemi i ujësjellësit, tashmë nuk kemi problem me ujin por kemi problem se shumë shtëpi janë të bllokuar dhe nuk mund të qarkullojnë me automjete por vetëm në këmbë”, tha Sulejman Ramadani, kryetar i Bashkësisë Lokale të fshatit Poroj, transmeton Televizioni Koha.

Aktualisht banorët e fshatit Poroj janë duke punuar në ndëtimin e urës për këmbësor që do të lidhte të dy pjesë e fshatit.

 “Jemi duke e regulluar një urë mobile për këmbësorë sepse praktikisht fshati ishte ndarë në dy pjesë dhe nuk mund të komunikonte mes vete. Shpresojmë se shumë shpejt edhe ura për automjetet do të ndërtohet shumë shpejt”, tha Sulejman Ramadani, kryetar i Bashkësisë Lokale të fshatit Poroj, transmeton Televizioni Koha.

Përndryshe një pjesë e këtij fshati vazhdon që të mos komunikojë me pjesën tjetër të fshatit me automjete por vetëm në këmbë.Një nga kërkesat kryesore të banorëve të këtij fshati ka qenë furnzimi i shpejtë më ujë të pijshëm dhe debllokimi i fshatit. /Tv Koha/

 

 

 

 

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *