Home / Kryesoret / Tensione mes vendeve arabe, izolohet Katari – (VIDEO)

Tensione mes vendeve arabe, izolohet Katari – (VIDEO)

Arabia Saudite, Egjipti, Bahreini dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Katarin, duke e akuzuar për destabilizim të rajonit.

Pretendimet e tyre janë mjaft të ashpra. Katari, sipas 4 vendeve në fjalë, mbështet grupet terroriste, përfshirë Shtetin Islamik. Agjencia shtetërore saudite e lajmeve “SPA” thotë se, Rijadi ka mbyllur kufijtë dhe kontaktet tokësore, detare e ajrore me Katarin, duke e izoluar gjerësisht.

Zyrtarët vendas citohen prej saj të pohojnë se, një masë e tillë merret për mbrojtjen e sigurisë kombëtare nga rreziqet e terrorizmit dhe të ekstremizmit. Vizitorëve dhe rezidentëve nga Katari u janë dhënë dy javë kohë për t’u larguar nga këto vende, e Doha është përjashtuar edhe nga koalicioni i drejtuar prej sauditëve që lufton në Jemen.Lëvizja e paprecedentë ka sjellë përçarjen më të fortë mes shteteve të fuqishme të gjirit. Aleatët e ngushtë të Uashingtonit e kanë përdorur me kohë fuqinë e tyre financiare dhe politike për të ndikuar ngjarjet në Libi, Egjipt, Siri, Irak e Jemen.

Mosmarrëveshjet vijnë dy javë pasi të njëjtat vende bllokuan “site”-t e lajmeve të Katarit, ku ishin shfaqur “online” kritikat e rrepta të emirit Al Thani kundër Arabisë Saudite. Qeveria e atjeshme pretendon se, faqet zyrtare të saj janë vjedhur nga “hacker”-a, por disa raporte tregojnë se komentet që godisnin edhe presidentin amerikan Trump mund të kenë qenë të vërteta.

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, dhe ai i Mbrojtjes, James Mattis deklaruan se nuk presin që ky vendim të ndikojë mbi luftën kundër terrorizmit, por sërish i nxisin vendet në fjalë që t’i zgjidhin mosmarrëveshjet mes tyre.Katari e ka pritur me keqardhje vendimin e bashkërenduar të katër vendeve mbi pretendime për mbështetje të terrorizmit.

Ministria e Jashtme e Katarit, bën me dije  e ka quajtur vendimin të pajustifikuar.“Masat janë të pajustifikuara, e janë të mbështetura në pretendime që nuk kanë asnjë bazë në fakte,” thuhet në deklaratën e kësaj ministrie.

E njëjta deklaratë garanton se këto vendime nuk do të kenë ndikim në jetën normale të banorëve dhe qytetarëve.Pakistani ka njoftuar ndërkohë se nuk ka asnjë plan për t’i ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Katarin. /Tv Koha/

 

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *