Home / Kryesoret / Tetovarët gati për të shënuar Fitër Bajramin – (VIDEO)

Tetovarët gati për të shënuar Fitër Bajramin – (VIDEO)

Nesër në mbarë botën besimtarët e fesë Islame festojnë Fitër Bajramin. Kjo festë ndër besimtarët musliman njihet edhe si Bajrami i Madh apo festa e solidaritetit, pasiqë vjen menjëherë pas përfundimit të muajit të shenjtë dhe të bekuar të Ramazanit. Si zakonisht një ditë para festës Fitër Bajramit në ditën e Arifes siç njihet kjo ditë në popull, qytetarët bëjnë edhe parapërgaditjet e nevojshme dhe të  fundit për pritjen e kësaj feste të madhe për besimtarët muslimanë, transmeton Televizioni Koha.

 

 

Qytetarët tashmë ka një javë kanë nisur parapërgaditjet e tyre por pamjet kamerës së Televizionit Koha në ditët e fundit, në prag kësaj feste tregojnë një frekuentim më të madh të qytetarëve në tregun e gjelbërt të Tetovës dhe nëpër dyqanet e qytetit. Shitësit në tregun e gjelbërt të Tetovës thonë se furnizimet për të shërbyer qytetarët me rastin e festës së Fitër Bajramit i kanë nisur shumë ditë më parë,  ku pothuajse i kanë siguruar të gjitha produktet e nevojshme që kërkohen nga qytetarët për festën e Fitër Bajramit, ndërsa në Tetovë nënvizojnë shitësit më shumë kërkohet bakllavaja, bonbonat,veshje të ndryshme si dhe artikuje dhe produkte të tjera. Tregtarët theksojnë se edhe pse ndjehet njëfarë gjallërie një lloj atmosfere feste megjithatë ata ankohen se në krahasim me vitet e kaluara këtë vit për festën e Fitër Bajramit dukshëm ka më pak blerës, edhe pse çmimet janë shumë të volitshme. Sipas tregtarëve të tregut të gjelbërt në Tetovë është gjendja e rënduar ekonomike e viteve të fundit shkaku kryesor  që ka krijuar këtë situate dhe ka varfëruar qytetarët, njofton Televizioni Koha.

Qytetarët nga ana tjetër për Televizionin Koha theksojnë se pavarësisht mundësive financiare, ata në një farë mënyre  arrijnë që të përgatiten mjaftueshëm për të shijuar ushqimet tradicionale të kësaj feste bashkërisht me familjen e tyre. Në këtë festë të madhe për besimtarët musliman njëra nga ëmbëlsirat që nuk mungon gati  se në çdo familje është edhe bakllavaja.

Ndryshe Fitër Bajrami shënon përfundimin e agjërimit të muajit të shenjtë të Ramazanit i cili filloi më 27 Maj ku besimtarët musliman agjëruan plot 29 ditë dhe përfundon nesër më 25 qershor kur është edhe festa e Fitër Bajramit. /Tv Koha/

 

 

 

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *