Home / Lajme / Maqedoni / Tetovari i Guerillës kërkon takim me Zaevin
Zoran Zaev, leader of the opposition Social Democrats, presents the program of the new Macedonian Government, at the party headquarters in the capital Skopje, on Friday, March 10, 2017. Macedonia’s left-wing opposition leader presented Friday the program for the new government he plans to form, although he is still waiting for mandate from the President Ivanov. (AP Photo/Boris Grdanoski)

Tetovari i Guerillës kërkon takim me Zaevin

Të nderuar,
Më poshtë gjeni letrën që i kemi dërguar Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, z. Zoran Zaev si kërkesë për të realizuar një takim të përbashkët.
Drejtuar z. Zoran Zaev, Kryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë
KËRKESË PËR TAKIM
I nderuar kryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Lëvizja Qytetare “Eco Guerilla” kërkon të realizojë një takim pune me Ju, dhe me Ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor për të diskutuar bashkë çështjet me rëndësi në mbrojtjen e mjedisit.
Duam që t’ju njoftojmë personalisht se gjatë 4 viteve të kaluara, organizata e jonë ka qenë e mobilizuar për këtë të drejtë themelore qytetare. Falë ngritjes së vetëdijes dhe zbatimit të ligjit, sot Tetova ka ajër për 56% më të mirë krahasuar me kohën kur punonte ndotësi kryesor.
Çështje për tu diskutuar janë edhe masat urgjente që duhen ndërmarrë për të arritur një mjedis edhe më të pastër jetësor jo vetëm në Rajonin e Pollogut por edhe në nivel nacional.
Lëvizja “Eco Guerilla” shpreson që të vazhdojmë dialogun e filluar për të kapërcyer këto sfida dhe për t’i siguruar gjithë qytetarëve të Maqedonisë një jetë më të mirë në këtë vend. Ne mbetemi të përkushtuar në mënyrë të prerë dhe nuk do të pranojmë asnjë marrëveshje në kurriz të shëndetit të banorëve tanë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *