Home / Kryesoret / Tetovë, rritet cilësia në arsim, nxënësit fitojnë 237 çmime. Qazimi: Vitin e ardhshëm më të fortë

Tetovë, rritet cilësia në arsim, nxënësit fitojnë 237 çmime. Qazimi: Vitin e ardhshëm më të fortë

Gjatë katër viteve të fundit është rritur cilësia në arsimin fillor dhe të mesëm në komunën e Tetovës. Rritja e cilësisë bazohet në garat rajonale dhe republikane ku nxënësit e shkollave të mesme dhe fillore të komunës së Tetovës kanë arritur sukses më të lartë ku gjithsej kanë marrë 237 çmime edhe atë 115 vendin e parë, 54 vendin e dytë dhe 68 vendin e tretë.

Edhe udhëheqësi i sektorit të Arsimit në komunën e Tetovës, Ahmet Qazimi thekson se këto rezultate janë falë bashkëpunimit mes komunës dhe shkollave ku është rritur dukshëm cilësia katër vitet e fundit.

Në vitin shkollorë 2016/2017 me 115 vende të para, 54 të dyta dhe 68 të treta (gjithsej 237 çmime) të fituara nga të gjitha lëndët mësimore në garat rajonale dhe republikane, arritëm suksesin më të lartë të Tetovës deri më tani, si dhe bëmë që Tetova të jetë qyteti më i dalluar për nga numri i çmimeve të fituara në vend” thotë Qazimi.

Sipas tij vitin e ardhshëm pritet që të sfidohet ky rezultat. /TetovaSot/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *