Home / Lajme / Kronika e zezë / Tetovë, vetura aksidenton policin në vijat e bardha – (VIDEO)

Tetovë, vetura aksidenton policin në vijat e bardha – (VIDEO)

Rreth orës 16.00 në bulevardin “Iliria” në Tetovë është aksidentuar një pjestarë i policicsë përderisa ka qenë duke kaluar rrugën në vendkalimin e shënuar për këmbësorë të shënuar me vija të bardha, transmeton Televizioni Koha.

Ngjarja ka ndodhur në njërin nga vendkalimet e qendrës së re tregtare kur një veturë e tipit “Audi” ka goditur policing i cili në ato momente ka qenë duke kaluar për në anën tjetër të rrugës. Në vendngjarje me urgjencë ka ardhur autoambulanca, për t’i ofruar ndihmën e parë dhe për ta dërguar më pas në spitalin e Tetovës, transmeton Televizioni Koha.

Mësohet se polici Amir. B I lindur në vitin 1994 nga ky aksident ka kaluar vetëm me lëndime të lehta trupore dhe është jashtë rrezikut edhe pse nga goditja e makinës i njëjti ishte përplasur disa metra përpara makinës. Polici i aksidentuar aktualisht gjendet në spitalin e Tetovës ku po mbahet për kurim të mëtejshëm ndërsa vozitësi i cili me veturën e tij ka goditur policing në fjalë së bashku me veturën e tij janë ndaluar në vendin e ngjarjes derisa të kryhen hetim për aksidentin në fjalë. /Tv Koha/

 

Gjithashtu lexo

Bogojeski: Mbetja e Gruevskit në krye të VMRO-DPMNE-së, në dobi të LSDM-së

Iniciatori i reformave në VMRO-DPMNE, Petar Bogojeski kërkoi largimin e Nikolla Gruevskit nga pozita e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *