Home / Lajme / Maqedoni / Teuta Arifi;Ekipet e NPK Tetova sot dita e dytë janë duke punuar intenzivisht në Poroj

Teuta Arifi;Ekipet e NPK Tetova sot dita e dytë janë duke punuar intenzivisht në Poroj

Në vizitë të komunës së Tetovës dhe në fshatin Poroj të goditur nga vërshimet qëndroi delegacioni qeveritar i udhëhequr nga Ministri i transportit dhe lidhjeve Goran Sugareski, Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi, Ministri i bujqësisë Ljupço Nikolovski, Ministri i drejtësisë Bilen Saliji si dhe Ministri për investime të huaja Ramiz Merko. Nga ana e të pranishmive u raportua se në mbëledhjen e djeshme të qeverisë janë marrë të gjitha masat e nevojshme për menaxhim dhe mbarëvajtjen e procesit të vlerësimit të dëmeve në infrastrukturë dhe toka bujqësore, me çrast këto 2 komisione nga dita e sotme janë në teren duke bërë vlerësimet fillestare. Në mbledhje urgjente të qeverisë e cila do të mbahet sot pasdite me kërkesë së Komunës së Tetovës do të bëhet përcaktimi i lokacionit në të cilin do të transportohen dhe deponohen prurjet e dheut nga vërshimet. Gjithashtu si kërkesë emergjente e banorëve do të parashtrohet ndërtimi sa më i shpejtë i urës së drurit e cila pësoi gjatë vërshimeve. Ekipet e NPK Tetova sot dita e dytë janë duke punuar intenzivisht në menjanimin e defektit në rrjetin e ujësjellësit, kurse komuna e Tetovës vazhdon me aksionin e shpërndarjes së ujit teknik dhe ujit të pijshëm për nevojat e qytetarëve. Transmeton Koha

Fotografia e Teuta Arifi
Fotografia e Teuta Arifi
Fotografia e Teuta Arifi
Fotografia e Teuta Arifi

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *