Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi i gatshëm për duel televiziv, Ahmeti preferon takimet “në podrum” (Video)

Thaçi i gatshëm për duel televiziv, Ahmeti preferon takimet “në podrum” (Video)

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, pa menduar fare është përgjigjur pozitivisht në pyetjen nëse do të ishte i gatshëm për një përballje televizive me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, parashtruar nga gazetarët në takimin e tyre në restorantin “Cufa” në Tetovë.

Meqë kjo pjesë e deklaratës nuk ka rënë shumë në sy, Gazeta Lajm e sjell edhe një herë dhe atë mund ta përcillni në fund të videos.

“Unë po për vete”, u përgjigj Thaçi duke u përgjigjur direkt në pyetjen e gazetarëve.

“Për mua më mirë është kështu”, deklaroi Ahmeti i tërhequr.

Për shkak se u mbajt në podrumin e restorantit të mnjohur “Cufa” në Tetovë, ky takim u emërua si “takim podrumi”.

 

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *